×
  • Lajme
  • Lajme

    Gypi i ujësjellësit shpërthen para Kuvendit

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 9:58

    Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer mëngjesin e ditës së sotme para Kuvendit të Kosovës.


    Nga ky shpërthim i gypit, uji ka vërshuar një pjesë të Sheshit. Uji, që nga ndërtesa e Kuvendit ka arritur deri para “dyerve” të Qeverisë.

    Deri para pak minutash askush nga organet kompetente të ujësjellësit nuk ka dalë te vendi i ngjarjes.

    Pas disa orësh, njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me sanimin e këtij shpërthimi. Deri më tani nuk dihen për shkaqet e defektit, shkruan Blic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!