Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë, ka ftuar në intervistë, ish-luftëtarin e UÇK-së, Bashkim Ndrecaj, i cili është asamblist i LDK-së në Suharekë.
Ndrecaj të mërkurën ka pranuar ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale, ndërkaq më 21 maj do të paraqitet për intervistim në Hagë.
Ndrecaj është bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili po ashtu është i ftuar nga Specialja, por që është arratisur nga Kosova dhe ka refuzuar që t’i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate.
Ndërkaq, Specialja poashtu sot, i çuar ftesë për intervistim edhe ish-përfaqësuesit të UÇK-së në Gjermani, Enver Shala.
Ftesën Shala, e ka marrë derisa po shoqëronte në Hagë Ismet Taren, i cili po ashtu u intervista nga Dhomat e Specializuara. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.