×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi përjashtohet nga Grupi Parlamentar i VV-së

    Reporteri
    03 Maj 2023 | 16:19

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për përjashtimin e Haki Abazit.

    Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

    Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

    Abazi të enjten ka akuzuar GP-në e VV-së se kanë dashur që të orkestrojnë një përplasje mes tij dhe deputetit Sali Zyba.

    Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, grupi i partisë së tij ka urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që t’ia zë ulësen.

    Kusari-Lila nuk ka komentuar deklaratat e Abazit.

    Ankohet Haki Abazi që ia zunë ulësen në Kuvend: Kjo ka ndodhur me urdhër të Kurtit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!