Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndërsa i kërkoi kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit t’i kthehen “arsyes shtetërore”, shkruan Reporteri.net.

Ajo tha se zhbllokimi i buxhetit është domosdoshmëri e përditshme dhe se propaganda po rrezikon mirëqenien e qytetarëve.

Halimi ndërkaq iu bëri thirrje qytetarëve “të mos mashtrohen”.

Reklamë

Postimi i saj:

Lojërat politike dhe taktikat akuzuese ndaj tjerit, në kurriz të qytetarëve të Kryeqytetit duhet të marrin fund.

Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndryshe, kjo qasje nuk lidhet më as me politikë, por me ndjeshmërinë ndaj njeriut si qenie. Jo të premten pasdite, po secilën ditë!

Është e pabesueshme se si mund të bëhet propagandë deri në këtë pikë, sa të rrezikohet madje edhe mirëqenia e qytetarëve.

Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato i ka bllokuar Qeveria – ato nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit:

Reklamë

Qytetarë mos lejnoni t’ju mashtrojnë!

Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore!