×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Zgjedhjet parlamentare

    Hamza: 130 është numri i fitores dhe i rrugës evropiane për Kosovën

    Reporteri
    07 Dhjetor 2025 | 14:55

    Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza ka thënë se 130 është numri i bashkimit për Kosovën, dhe se ky numër është i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik.

    Tutje ai thotë se numri 130 i PDK-së është numër i fitores.

    “130 është numri i bashkimit për Kosovën. Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë.
    130 është numri i fitores!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!