Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në ambientet e Kuvendit.
Takimi po zhvillohet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se beson se ky takim do të ketë sukses në procedurat e mëtejme të formimit të institucioneve. Ai u shpreh se nuk ka vija të kuqe me partitë politike.
“Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë konsistenca prezent. Gjithmonë kam deklaruar që s’ka vija të kuqe me partitë politike, gjithmonë jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik në interes dhe në dobi të vendit dhe normalisht që deklarata ime ka qenë publike, ka qenë e qartë”, ka deklaruar Hamza.
Hamza ka thënë se PDK kërkon raporte të mira me aleatët, ambient për bizneset e rritje pagash e pensionesh.
“Qëllimi jonë është i qartë. Konsistenca është prezentë. S’kemi vija të kuqe, jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik. Ne kemi garu me program, s’kemi garu me i pasë pesë ministra në këtë pozicion a në atë pozicion. Kemi garu me i rritë pagat e pensionet, me pasë ambient të mirë për bizneset, me pasë partneritet me aleatët, më i trajtu si partner, dhe shumë prioritete të tjera”, ka thënë Hamza
Pas Hamzës, Kurti pasdite pritet të takojë edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi Kurti-Abdixhiku do të zhvillohet në ora 18:00./Reporteri.net/