×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet një vend i ri pune në Telekom – jep dorëheqje drejtori i bordit

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 19:36

    Fidel Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si drejtor i Bordit në Telekom. Dorëheqja ka ardhur në kohën kur Posta dhe Telekomi i Kosovës raportohet të jetë në gjendje të rëndë funksionimi, dhe derisa AAK e NISMA po e përdorin si vendpunësimi për militantët dhe familjarët e zyrtarëve të saj.  


    Krasniqi dorëheqjen e tij të cilën ia ka dërguar kryeministrit Haradinaj e ka postuar në llogarinë e tij Facebook.

    Teksa vendimin e tij e ka arsyetuar përmes këtij statusi me disa gabime gjuhësore:

    “Si kërkese morale drejtuar ish kolegeve te mij dhe si ish anetar i bordit dhe me i miri i vlersuar nga vendoret dhe nderkombtaret dhash dorehejqje nga pozita, (edhe pse sipas rezultateve dhe pervojes me takonte që udhëheqësha bordin), heret pa pas ndonje akuze kur pash qe gjerat nuk po levizin ne vijen e duhur.

    Qasja komplet joprofesionale pothuajse e shumices se anetareve bordit po e humb edhe me shume toruan e tyre edhe pse medoi ende që ndonjeri aty mund jete teper profesional.

    Akti me njerzor tani qe mund ta bene bordi i Telekomit eshte doreheqja e parevokueshme e tyre. Mos i merrni ne qafë 2300 apo 2600 – familjet e vendit ku shumica e tyre nuk kane ka ti mbajnë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!