×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj del me dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale në Polici

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 9:26
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të heqin pajisjet për vëzhgim dhe interceptim të vendosura nga Serbia, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndësishme ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe të sigurisë.

    “Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka kërkuar veprim me urgjencë nga ana e institucioneve të sigurisë në dy drejtime.

    “Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime: 1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj. 2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka përfunduar Haradinaj.

    Reagimi i Haradinajt vjen kur kohëve të fundit është raportuar për dekonspirime të operacioneve të Policisë në veri të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!