×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Do t’i kujtojmë përjetë 117 martirët e masakrës së Studimes

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 15:24

    Në fshatin Studime të Vushtrrisë, sot u mbajt akademia përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së martirëve dhe kujtimin e masakrës ku u masakruan mbi 100 qytetarë.


    Aty ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për ata që urdhëruan vrasjet në masë gjatë luftës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje 117 martirët e masakrës së Studimes, që ranë për këtë tokë, duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, derisa ata që urdhëruan vrasjet në masë dhe ekzekutorët të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Fotografia e Ramush Haradinaj

    Fotografia e Ramush Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!