×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e pranon se ka “kaos” në institucione, nuk po takohet as me Thaçin as me Veselin

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 16:24

    Marrëdhëniet mes kryeministrit Haradinaj me presidentin Thaçi e kryekuvendarin Veseli prej kohësh janë ftohur. Se kjo nuk është një gjë e re e ka konfirmuar edhe vet Haradinaj në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë, kur u pyet nga gazetarët, qe sa kohë nuk i ka takuar.


    “Ne udhëheqim një qeveri të koalicionit, s’kam pasë takim, po takohemi në ngjarje të ndryshme, shihemi edhe punojmë me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit”, deklaroi Haradinaj, transmeton Reporteri.net.

    Acarimet mes tyre kanë ardhur për shkak të këmbëngulësisë së Haradinajt që taksa ndaj produkteve serbe mos të hiqet, siç thotë deri Serbia ta njohë Kosovën si shtet, edhe pse ndërkombëtarët kanë kërkuar heqjen e taksës.

    Ndërsa Thaçi e Veseli në vijimësi deklarohen se duhet të dëgjohet thirrjet e miqve ndërkombëtarë, duke aluduar në heqjen e taksës.

    Ai ka thënë sërish se dialogu nuk duhet të varet nga taksa dhe se çështja e taksës i mbetet të kaluarës.

    Ndërsa foli për taksën Haradinaj sërish la të kuptohet se nuk ndërron qëndrim, duke thënë se taksa është temë e kaluar dhe duhet shikuar nga e ardhmja.

    “Sa për atë, kam thënë edhe ma herët që është mirë që Kosova ka një Platformë për dialog. A u rikthymë a te tema e vjetër, jemi pas stuhisë, jemi tuj i kalkulu dhimbjet që na i ka shkaktu kjo temë, taksa, territory janë tema të kalume. Mendoj që duhet të shikojmë kah e ardhmja. Nuk është mirë me iqitë kushte njëri-tjetrit”, tha Haradinaj.

    Mbetet të shihet në ditët dhe javët në vazhdim nëse ky acarim i raporteve mes krerëve të shtetit do të çoi në prishjen e koalicionit, konkretisht rrëzimin e Ramushit nga pushteti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!