×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i “hidhet në qafë” sërish Mogherinit

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 10:28

    Kryeministri Ramush Haradinaj është marrë sërish me fjalët e zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila kërkoi të hiqet taksa për t’u kthyer dialogu në normalitet.

    Haradinaj ka evidentuar tri shkaqe që, sipas tij, kanë bërë që dialogu të dalë nga shinat, duke shtuar se taksa nuk ka qenë një nga to, shkruan Reporteri.net.

    “Dialogu ka dalë nga shinat shumë kohë përpara se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese – ato janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të rifillojë pa e lidhur atë me taksën”, ka shkruar Haradinaj në Tëitter.

    Sidoqoftë, përplasjet e kryeministrit Haradinaj me përfaqësuesen Mogherini nuk janë të kohëve të fundit. Që kur u vendos taksa, të dy kanë shkëmbyer mesazhe thumbuese të shpeshta.

    Madje, ishte raportuar për një takim të ashpër të Haradinajt me Mogherinin në ambientet e Bashkimit Evropian./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!