Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë që brezi i UÇK-së e ka ndryshuar historinë e shqiptarëve,transmeton Reporteri.net
Në tubimin përkujtimor për dëshmorët e rënë para 20 vitesh në Korishë të Prizrenit, Haradinaj ka thënë që Kosovarët janë në të drejtën e tyre dhe se ka përfunduar koha kur tjerët kanë marrë toka prej shqiptarëve tani është koha të kujdesemi për vendin tonë.
“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë toka që ua ka lënë Zoti. Nuk ka më praktika me marr prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve të na ndihmojnë të arrijmë paqen në Ballkan.
“Gjatë garës që kemi brenda nesh, mos të harrojmë që kemi garë edhe nga jashtë. Jemi në garë me fqinjë grabitqarë”, tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.