Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Haradinaj ka kërkuar nga ambasadori Hargreaves mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Vlerësova rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.