Një nga veprimet që duhet të ndërmerret menjëherë është rritja e pagës minimale në vend, sepse kjo ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se, rritja e pagës minimale është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. Ai ka njoftuar se ka kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend.
Këtë kryeministri e ka bërë të ditur përmes një postimi të tij në rrjetin social Facebook.
“Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011”, shkruan Haradinaj.
Tutje ai flet edhe për Ligjin për pagat, duke thënë se përmes tij është vendosur rregull në sektorin public.
“Andaj, është shumë me rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitoj nga rritja ekonomike e vendit që ka ndodhur nga ky vit dhe ashtu siç kemi vendos rregull edhe në sektorin publik, përmes miratimit të Ligjit për Pagat”, thekson Haradinaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.