×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi i ish-kryeministrit

    Haradinaj: Kurti njeri i poshtër, e pabesueshme ku ka mbërri politika e tij trushpëlarëse

    Reporteri
    10 Korrik 2024 | 17:48

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mashtrim, teksa e ka cilësuar si njeri të poshtër, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kurti çdo ditë po dëshmon se është kryeministër i dobët dhe njeri i poshtër.

    “Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit”, ka shkruar Haradinaj.

    Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Kurti e la vendin edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë.

    “Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!