×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj me kritikë trefishtë për Panairin e Verës në Beograd

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 16:12
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

    Panairi Ndërkombëtar i Verërave që po zhvillohet në Beograd në kuadër të iniciativës rajonale të “Open Balkan” ka zgjuar kritikën e trefishtë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kritika e tij prek Shqipërinë, Serbinë e Kosovën – përçka Haradinaj tha kryeqytet i çdovitshëm i verërave në rajon është Rahoveci.

    “Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave”, shkroi Haradinaj, deri sa kritik ishte për mbajtjen e saj në Beograd.

    “Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, tha ai.

    Në dritë me këtë, Haradinaj potencoi dëmet që reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë kanë shkaktuar, duke aluduar te qeveria kosovare.

    “Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal”, u shpreh kreu i AAK-së.

    “Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i ‘Hardh Fest’”.

    Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën, përfundoi ish-kryeministri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!