×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: NATO-ja është synim shtetëror i Kosovës

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 11:04

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Komitetin Ndërministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO.


    Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës.

    Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

    Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

    Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!