×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në SHBA, viziton kompaninë që 60% të softuerëve i punon në Kosovë

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 23:48

    Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar njërën nga kompanitë më të suksesshme të Detroit, “Bedrock” ku partnerë teknologjikë në ndërtim janë edhe kosovaro-amerikanët Etrit dhe Edi Demaj.


    Haradinaj tha se iu ka shpalosur platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë.

    Ai deklaroi se Qeveria do të jetë partner konstruktiv në çdo mundësi dhe projekt për zhvillim ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve te reja të punës.

    “Vizitë në njërën nga kompanitë më të suksesshme të Detroit, Bedrock ku partner teknologjik në ndërtim janë edhe kosovaro-amerikanët Etrit dhe Edi Demaj. Duke pas në fokus sektorin e patundshmërive Bedrock me vëllëzërit Demaj, janë shndërruar në forcë kryesore të zhvillimit të Detroit pas krizës ekonomike. Me një investim prej 3 miliardë dollarësh, Bedrock, përmes KodeLabs 60% e softwareve i punon në Kosovë, me të rinjtë tanë. Duke e pasur përqëndrim zhvillimin ekonomik të vendit, para këtyre ndërmarrësve dhe partnerëve të tjerë, shpalosa platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë”.

    “Në këtë ofertë të Kosovës, karshi tërheqjes së investimeve direkte, Qeveria do të jetë partner konstruktiv në çdo mundësi dhe projekt, për zhvillim ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve te reja të punës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!