×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj paralajmëron trazira

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 8:59

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se Prokuroria Speciale po provokon trazira me fillimin e hetimit të listës së veteranëve.

    Haradinaj ka deklaruar nuk mund të ketë dënime kolektive por përgjegjësia është individuale nëse është dëmtuar buxheti i shtetit nga disa individë që kanë marrë pensione në emër të veteranëve të UÇK-së.

    “Mendoj se ky hetim ka për qëllim destabilizimin e vendit pasi prek në ajkën e këtij vendi, prek në atë që është më e respektueshme në Kosovë – luftën e UÇK-së”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Njëri nga drejtuesit e OVL UÇK ka thënë se ky hetim është një lojë politike nga njerëzit që merren me buxhete.

    Haradinaj është shprehur se nuk kanë dëshirë të ndikojnë në drejtësi por sipas tij po shihet se drejtësia është në dorën e dikujt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!