×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haradinaj pas vdekjes së Shpat Kasapit: Sa kam qenë në Hagë, ai dhe shumë të tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua

    Reporteri
    26 Nëntor 2025 | 17:12

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen në moshë të re të këngëtarit Shpat Kasapi.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për artistin, duke kujtuar kontributin e tij të veçantë gjatë një periudhe të rëndësishme në jetën e tij.

    “Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit, të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve. Në paqe qofsh, Shpat,” ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!