×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagime

    Haradinaj reagon pasi Konjufca u propozua mandatar për kryeministër: Përpjekje e Kurtit për të vazhduar kapjen e shtetit

    Reporteri
    04 Nëntor 2025 | 13:02

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kandidatura e dytë e VV-së për qeveri është përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.

    Haradinaj ka reaguar pasi VV-ja në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm propozoi që Konjufca të jetë i mandatuari i radhës për kryeministër.

    “Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

    Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.

    Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!