×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Serbia po blen armë në Moskë për qëllime lufte, BE nuk po reagon

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 15:58

    Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida të cilat po pamundësojnë zbatimin e agjendave europiane, një të tillë e përfshiu edhe qasjen e Bashkimit Europian ndaj Serbisë.


    Haradinaj deklaroi se është e paraparë që edhe pas zgjedhjeve të mekanizmeve të Bashkimit Europian, të ruhet besim tek krahu politik që më pas të ketë fokus edhe më të madh në Ballkan.

    ”Është vështirë të bëjmë parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, por siç qarkullojnë raportet do të ketë një ruajtje të besimit për krahun politik jo i djathtë ekstrem por ata që përfaqësojnë vet”.

    ”Nëse përmbyllet kjo edhe me Brexit, shpresojmë që BE do ta rris fokusimin në Ballkan”.

    ”Ne jemi në komunikim direkt me Washingtonin për zhvillimet rreth nesh dhe me fqinjtë tanë, dhe besojmë që një bashkëpunim i ngushtë i fqinjëve tanë edhe Kosovës, e Serbisë me Washingtonin e Berlinin do të arrijmë deri tek zgjidhja e duhur”, njofton klan kosova.

    I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj duke përmendur sfidat me të cilat Kosova po ballafaqohet tha po ashtu se Serbia me fondet që i jepen nga Bashkimi Europian po blen armë në Moskë, për qëllime lufte, ndërsa BE nuk po i ankohet.

    ”Kosova ka sfida të shumta. Serbia po blen armë në Moskë”.

    ”Ato armë janë për qëllime të luftrave dhe bëjnë bukur shumë para, Serbia po mer para të taksapaguesve të Serbisë, e po hap vende pune në Moskë”.

    BE s’po ankohet, po i jep prapë fonde – s’po i thotë ”mos i harxho paratë gabim”. Ndaj po them që Kosova ka shumë sfida, kemi dal prej një ngjarje shumë të rëndë”.

    ”Kemi disa skema sociale, skema të pensioneve. Nëse jeton në Europë shembull në GJermani për atë që është pa punë nuk të lënë në rrugë”.

    ”E ne nuk kemi arrit ende aty ku duhet. Por sa ma shumë Europë në Kosovë, më pak punë të këqija”.

    ”Nëse BE nuk ia hap negociatat Shqipërisë tani në qershor, ka më pak Europë në Ballkan”.

    ”Statistika e rritjes së vendeve të punës në Kosovë është reale. Ne Bankën Botërore kemi disa sfida. Nuk jam i interesuar me mashtruar as veten as Kosovën me diçka që nuk qëndron”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!