×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: SHBA-ja, aleati ynë kryesor strategjik

    Reporteri
    04 Janar 2022 | 13:55

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot ka pasur një takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.

    “Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Haradinaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!