×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj tregon se mbërriti në Berlin, flet disa fjalë për Samitin

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 20:04

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar se ka mbërritur në Berlin ku nesër do mbahet Samiti, ku nikoqir do jenë kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Macron.


    Ai thotë se ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasin hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.

    “Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.
    Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm karshi detyrimeve të saja për fqinjësi të mirë dhe në përputhje me vlerat evropiane.
    Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ndërsa shihet duke zbritur nga aeroplani së bashku me ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

    Kujtojmë se Sipas agjendës zyrtare të siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, të hënën në kuadër të këtij samiti, nuk parashihet ndonjë takim i veçantë, sy me sy, mes liderëve kosovarë Thaçi e Haradinaj, me nikoqirët Merkel dhe Macron. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!