×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet agjenda e takimeve në Samitin e Berlinit, kë takojnë Merkel e Macron

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 23:37

    Udhëheqësit shtetërorë të gjashtë vendeve të Ballkanit, të hënën, do të priten në Berlin nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Në mesin e tyre do të jenë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e Kryeministri Ramush Haradinaj.


    Sipas agjendës zyrtare të siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, të hënën në kuadër të këtij samiti, Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel takon në ora 16:00 kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

    Pak minuta pas Zaevit, në ora 16:25 në takim me Merkel do të jetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

    E në ora 15:00, Merkel e mirëpret presidentin e Francës Emmanuel Macron. Ky i fundit është bashkë nikoqir i këtij samiti me liderët shtetërore të Ballkanit.

    15 minuta më pas, të dy ata do të dalin në konferencë të përbashkët.

    Në ora 15:30 të së hënës, në Berlin pritet të arrijnë edhe udhëheqësit tjerë shtetërorë të vendeve ballkanike, përfshirë edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e Kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Në ora 15:45 të të njëjtës ditë, nis punimet samiti ballkanik me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi.

    Të ftuar në samit, sipas agjendës zyrtare të siguruar nga Reporteri.net, janë edhe udhëheqësit shtetërorë të Kroacisë dhe Sllovenisë – shtete të Ballkanit që tashmë janë pjesë e Bashkimit Europain.

    Gati dy orë pas punimeve të samitit të 29 prillit, në ora 17:30, agjenda parasheh që liderët e Ballkanit, bashkë me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron, ta bëjnë një fotografi zyrtarë të Samitit të Berlinit.

    Në agjendë, fotografia është emërtuar si “foto familjare”.

    Agjenda nuk parasheh ndonjë takim të veçantë, sy me sy, mes liderëve kosovarë Thaçi e Haradinaj, me nikoqirët Merkel dhe Macron.

    Në agjendë, mysafiret njoftohen se pjesëmarrës do të jenë edhe Presidenti i Komisionit Europain Jean-Claude Juncker dhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!