×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Urime liberalizimi i vizave!

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 12:07

    Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka folur rreth detajeve për liberalizimin e vizave që u diskutuan në takimin e Berlinit.


    Ai është shprehur optimist mjaft shumë, madje njëlloj sikur për ushtrinë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, për ushtrinë ishte bindur sepse e kishte pritur në Amerikë sekretari Mike Pompeo, ndërkohë që tani po flet me siguri për liberalizim pasi e ka pritur ministri gjerman, Horst Seehofer.

    “Ministri i jashtëm i Gjermanisë na ka prit e rrugës deri në takim na ka konfirmuar që kanë qëndrim dhe na kanë dhënë një po për liberalizimin e vizave. Ai na ka thënë po për vizat dhe ka kërkuar aty për aty autorizimin e personave. Fjalën e parë e ka thënë po dhe të dytën menjëherë. Liberalizimi i vizave është punë e kryer”, ka thënë Haradinaj, duke potencuar “urime liberalizimi”.

    Sidoqoftë, lidhur me qëndrimin gjerman për vizat, Haradinaj dha detaje edhe ditën e takimit në Berling, ku e falenderoi Gjermaninë.

    Ndryshe, kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për krijimin e Grupit Punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!