×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinajt i shkon sërish në zyrë ambasadori amerikan, asnjë fjalë për taksën

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 15:12

    Kryeministrit Ramush Haradinaj i ka shkuar edhe sot në zyrë numri një i shtetit amerikan në Kosovë, ambasadori Philip Kosnett.

    Në një takim që Haradinaj e quajti “të rregullt”, tha se është biseduar në zyrë u bisedua për tema të rëndësishmë, me theks të veçantë në çështje ekonomike dhe siguri, shkruan Reporteri.net.

    “Në takimin e rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuam sot për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë”, ka thënë Haradinaj.

    Ndërkaq, duke mos përmendur fare taksën ndaj Serbisë, temë që ka mbizotëruar në takimet e fundit me përfaqësues amerikan, Haradinaj ka thënë se Qeveria është e vendosur për partneritet të gjatë me SHBA.

    “Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur”, ka shtuar Haradinaj.

    Sidoqoftë, sot gjatë ditës Haradinaj pati takim edhe me zyrtarin e lartë britanik, Richard Moore, i cili ka ardhur me qëndrim kundër taksës së vendosur nga vetë Haradinaj./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!