×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi ndiqet nga serbët në Barcelonë

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 17:38

    Presidenti Hashim Thaçi, po shëtitet në afërsi të bregdetit të Barcelonës, saktësisht në vendin e quajtur ‘Porti Olimpik’. Të paktën kështu shkruajnë mediat serbe që kanë publikuar fotografi.


    Siç shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, e cila ka publikuar edhe fotografitë, Thaçi në Spanjë është i shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë, transmeton Express.

    “Çfarë po bën Thaçi, derisa gjermanët po shkruajnë planin për Kosovën”, shkruan gazeta serbe.

    Megjithatë nuk dihet nëse Thaçi ndodhet sot në Barcelonë. Dje ai ka qëndruar në Bruksel ku ka takuar zyrtarë të lartë evropianë.

    Kjo vizitë e Thaçit në Spanjë vjen pak ditë para takimit të 29 prillit në Berlin, ku do të takohet me Vuçiqin e Brnabiqin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!