×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi në Komision i drejtohet Sami Kurteshit me fjalën: Të dua!

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 14:20

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ftuar në Komision Parlamentar për të dëshmuar për rastin e gjashtë gylenistëve të Turqisë.


    Kjo mbledhje ka kaluar në përplasje mes anëtarëve të Komisionit dhe presidentit. Mirëpo ka pasur edhe momente kur është shprehur dashuria, shkruan Reporteri.net.

    Pas deklaratës së Sami Kurteshit i cili tha se eksperti i angazhuar  për të analizuar deklaratën  Thaçit ka qenë asistent i tij sa ishte Avokat i Popullit, presidenti Thaçi u shpreh se në këtë rast pra qenka njeri i afërt i Kurteshit. Pasi Kurteshi hodhi poshtë këto pohime, presidenti Thaçi duke qeshur iu drejtua atij me fjalët ‘Të dua’, gjë që nxiti të qeshura në komision. /Reporteri.net

    Shikoni videon: 

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/1475092629293795/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!