×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu ‘i shqetësuar se a kanë qytetarët Omicronin apo virusin sezonal’

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 10:44

    Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike, ka ngritur shqetësime se në vend nuk po dihet a kanë qytetarët koronavirusin e variantit Omicron apo virus sezonal, pasi sipas tij, simptomat janë të njëjta dhe institucionet nuk po arrijnë t’i dallojnë.

    Haxhiu, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të pandemisë, shkruan Reporteri.net.

    Siç tha ai, shqetësimet e tij ia ka kumtuar edhe ministrit të Shëndetësisë.

    “Duhet t’i kërkoni falje qytetarëve për keqmenaxhimin me pandeminë”, u shpreh ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!