×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Neglizhenca ndaj grave të dhunuara në familje, dhunim për së dyti

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 13:47

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur të trishta rrëfimet e grave të mbijetura të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, patëm rastin të dëgjojmë rrëfimin e një gruaje, viktimë e dhunës në familje, e cila përveç përjtimeve të saja, na njoftoi edhe me ngacmimin seksual ndaj vajzës së saj, aso kohe e mitur, që i ishte bërë nga ish bashkëshorti!  Përpjekja e viktimës për drejtesi u përcoll me neglizhencë dhe papërgjegjësi ku perveç që ishte viktimë e dhunës ajo dhe fëmijët e saj, ishin viktimë e sistemit të drejtësisë sepse edhe përkundër faktit që rasti në fjalë ishte raportuar rreth 10 vite më parë, ende nuk ka drejtësi për gruan dhe fëmijët e saj”, shkroi Haxhiu në Facebook.

    Sipas Haxhiut, raste si ky, kur drejtësia vonon, janë dhunim për së dyti i viktimave dhe sjellin situata ku viktimat hezitojnë të raportojnë dhunën prandaj thërras në veprime të menjëhershme në raport me këto raste!.

    “Duhet të flasim e dëgjojmë përjetimet e trishta të viktimave deri sa të ketë reagime serioze dhe në kohë ndaj këtyre rasteve!”, përfundoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!