×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Për vrasjen e gruas në Llaushë, janë përgjegjëse institucionet

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 21:50

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së gruas 48-vjeçare nga burri i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?”, shkroi Haxhiu në Facebook.

    Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt, thotë Haxhiu, janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.

    “Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!”, shkroi Haxhiu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!