Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përsëritur se rrugëdalja nga ngërçi dhe krijimi i institucioneve është përmes një marrëveshje politike.
Haziri tha se partitë politike në vend janë të detyruara të bashkëpunojnë.
Ai tha se duhet të arrihet një marrëveshje “që i garanton të propozuarit që mund të zgjidhet”.
“Partia e parë duhet të hulumton rrugë, të gjen rrugë…Mos me mujt me menaxhu prej 9 shkurtin suksesin si parti e parë me ndërtu institucione është mallkimi më i madh politik”, ka deklaruar Haziri./Reporteri.net