×
  • Lajme
  • Lajme

    Hidhet shorti: Këta janë numrat me të cilat garojnë partitë në zgjedhjet e 17 tetorit

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 11:20

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numrat me të cilët do të garojnë partitë politike në zgjedhjet lokale që do mbahen më 17 tetor.


    Nga shorti i tërhequr Lidhja Demokratike e Kosovës ka numrin 160 në fletëvotim, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 144 në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

    PDK-ja do të garojë me numrin 177 në fletëvotim, ndërkaq Nisma Socialdemokrate me numrin 119.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 121 në fletëvotim.

    Përshkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, partitë opozitare kanë propozuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 10 ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!