Bashkësia e Komunave me shumicë serbe nuk do të ishte model unik, shembuj të asociacioneve të këtilla ekzistojnë në zona multi-etnike në Evropës, tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Në lidhje me negociatat e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, Hill tha se qëllimi është që dy vendet të përgatiten për të ardhmet evropiane të tyre, shkruan “Reporteri.net”.
Këtë përgjigje ambasadori amerikan e bëri në Twitter në përgjigje të komentuesve të cilën shtruan pyetjen se “pse ShBA nuk po e shtynë para formimin e Asociacionit”.
“Ideja e këtyre bisedimeve është që Kosova dhe Serbia të përgatiten për të ardhmen evropiane të tyre, dhe mendoj se atë mund ta shohim në shoqëritë multi-etnike anekënd Evropës është edhe ajo çfarë është paraparë në Kosovë, e që është Asociacioni i Komunave serbe”.
Modeli poput Zajednice srpskih opština koji je zamišljen na Kosovu postoje širom Evrope. #SADznate pic.twitter.com/jsTjeGMKf1
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) August 16, 2022
“Pra, nuk do të ishte shembull unik pasi që modele të tilla ekzistojnë në tërë Evropën”, shkroi ambasadori në përgjigjen e tij në Twitter.
Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, njëherit i angazhuar edhe me çështje të Ballkanit Perëndimor, bëri të ditur se gjatë vizitës në Washington të liderëve kosovarë, u është kërkuar që të nisin bisedimet për themelimin e Asociacionit.
Megjithëkëtë, Escobar tha se “ajo nuk duhet të krijojë shtet brenda shtetit” dhe se duhet të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës.
ShBA nuk mbështet asociacion që prish funksionalitetin e shtetit, pati konkluduar Escobar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë asociacion të ndërtuara mbi parime etnike, por se nuk e përjashton që asociacionet mund të jenë të nevojshme e të dobishme nëse bëhen mbi modele “zhvillimore, ekonomike ose gjeografike”.
Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, kërkon që Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Serbisë, derisa insiston se për atë edhe kanë negocuar / Reporteri.net