×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e Haradinaj vlerësojnë se Ligji për Paga është tejet i rëndësishëm, por proces jo i lehtë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 15:14

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në çdo shqyrtim të kësaj çështjeje duhet marrë për bazë barazimin mes pagave, pagë të njëjtë për punë të njëjtë.

    Hoti ka thënë se duhet mbrojtur kuadrot.

    “Nuk mund t’i mbajmë kirurgët këtu me 600 euro. Nuk mund t’i mbajmë policët në rrugë me nga 12 orë me nga 400 euro. Gjithmonë të kihet në konsiderohet raporti mes pagave të sektorit publik dhe sektorit privat”, ka thënë ai.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kosovë është proces jo i lehtë i arritjes së një qëndrueshmërie të pagave.

    Ai ka thënë se pas një pune të gjatë gati një dekadë, është arritur votimi i Ligjit të pagave në Kuvend.

    “Jemi në dijeni se ky ligj është ankimu, dhe Gjykata Kushtetuese ka disa gjetje për këtë ligj. Nëse ka vullnet politik kjo punë përfundohet lehtë. Po flas për sindikatat me dialogun trepalësh. Shqetësimi është këtu pse një ligji të tillë nuk po i jepet rëndësi të madhe. Sikur Qeveria e Kurti ta kishte prioritet ky ligj do të ishte në Kuvend dhe pagat do të jepeshin në janar. Pyetja është e thjeshtë, Kryeministër a e keni prioritet këtë ligj, a e konsideroni me peshë? Nëse e keni me prioritet urdhëroni të ju ndihmojmë, ta sjellim në parlament, ta gjejmë zgjidhjen. Po shoh që nuk e keni në prioritet këtë ligj. Nëse vërtet ata që rrinë afër jush duan me iu ndihmu, duhet me ju shpjegu që duke ju vendos juve në një pozitë që e vonojnë këtë ligj, jo që i bëni dëm vetes por jeni duke e dobësuar të gjithë sektorin publik”, ka thënë ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!