Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që mbante këtë post kur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator të vitit 2020 nënshkroi moratorium, atëkohë president Donald Trump, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani e cila sot në Kuvendin e Kosovës gjatë një fjalimi tha se ky moratorium ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e cila e mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë dhe bartës institucionesh në Prishtinë?! Vetëm politikanë të llojit të caktuar, me orientime joperëndimore, mund të mendojnë dhe thonë gjëra të tilla”, shkroi Hoti.
Sipas Hotit, “e vërteta është se vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës rrezikohet kur cenohen raportet me mikun më të madh të shtetit të Kosovës, SHBA-në”.
“Një politikan i përgjegjshëm dhe properëndimor, që e sheh Kosovën shtet të pavaur dhe të integruar në BE dhe NATO e jo ndryshe, punon me maturi dhe i ruan miqësitë. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe na ruajtë nga politikanët e papërgjegjshëm”, shkroi Hoti.
Osmani: Pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.