×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i LDK-së: Marrëveshja me Serbinë s’duhet të shkojë në referendum

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 17:40

    Ndërsa Isa Mustafa shkroi në Facebook për taksën ndaj produkteve serbe, bashkëpunëtori i tij më i afërt i tij, Avdullah Hoti që është shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona ndërmjet dy vendeve dhe asgjë më shumë.


    Ai konsideron se duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse.

    Një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të shkojë në referendum, siç po paralajmëron shefi i PAN-it, veç nëse ai po planifikon korrigjim të kufirit me këtë marrëveshje.Le të jetë i sinqertë me qytetarë dhe pastaj do ta sheh vetë përgjigjen e qytetarëve”, ka shkruar Hoti në Facebook, trasnmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se kryeparlamentari Kadri Veseli së fundmi deklaroi se marrëveshja me Serbinë duhet të kalojë përmes referendumit. Njëjtë disa herë ka deklaruar edhe presidenti Hashim që populli duhet ta thotë fjalën për mundësinë e mbajtjes së një referendumi për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!