Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet nesër, më 12 shtator, në Prishtinë.

Hoti ka thënë se historia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të rishkruhet, ndërsa ka theksuar se marshi do të jetë në mbështetje të lirisë, drejtësisë dhe së vërtetës së luftës së UÇK-së.

“Historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet.

Reklamë

Nesër, më 12 shtator, marshojmë në Prishtinë për lirinë, për drejtësinë dhe për të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për popullin e Kosovës, UÇK-ja është themeli i lirisë dhe i shtetit tonë. Verdikti i historisë për të është dhënë më 12 qershor 1999 dhe është vulosur më 17 shkurt 2008.

Bashkë, në Marshin për Liri!”, ka shkruar Hoti.