×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagime

    Hoti: Para pesë vjetësh ishim në Shtëpinë e Bardhë, sot pezullohet Dialogu Strategjik – Kosova s’e meriton këtë lidership

    Reporteri
    12 Shtator 2025 | 14:29

    Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas Ambasada Amerikane në Kosovë bëri të ditur se ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

    Hoti ka thënë se Kosova nuk e meriton një lidership të tillë.

    “Shumë keq.Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.
    Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit”, shkroi Hoti.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

    Në deklaratë thuhet se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

    “Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në qëllimin e përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e përbashkët ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, thuhet në deklaratën e ambasadës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!