×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për kërcënimet e Daçiq për hyrje në Veri: Kjo gjuhë tregon se marrëveshja është larg

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 18:59

    Shefi i Grupit Parlemtar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kërcënimeve që ka bërë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, për ndërhyrje në veri të Kosovës.


    Sipas Hotit këto kërcënime tregojnë se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë larg.

    Sipas tij, fakti që KFOR-i është në Kosovë, kërcënimet e tilla të Daçiqit nuk mund të jenë asgjë tjetër përveç kërcënime boshe.

    “Çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Serbia, siç është rasti i fundit me kërcënimin e ministrit të jashtëm serb, për ndërhyrje në veri të Kosovës. Ata e dinë që Kosova tani e ka ushtrinë e vet dhe se KFOR është ende në Kosovë. Prandaj edhe atë e dinë se këto kërcënime janë boshe”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Reporteri.net.

    Sipas tij, gjuha kërcënuese e Beogradit, tregon se dy vendet janë larg arritjes së një marrëveshje të mundshme.

    “Por kjo gjuhë kërcënuese tregon se arritja e marrëveshjes në mes të dy vendeve është ende larg. Kjo gjuhë duhet të ndalet para çfarëdo dialogu. BE-ja duhet të reagojë”, ka shkruar Hoti.

    Pas deklaratës së Daçiqit ka reaguar edhe KFOR-i. Zëdhënësi i kësaj force, Vincenzo Grassov, ka thënë se janë duke e monitoruar situatën, dhe se nuk ka shenja se situatat mund të eskalojë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!