Para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti.

“Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje”, deklaroi Hoti për Klan Kosovën.

I pyetur nëse pajtohet me vendimet e partisë,  Hoti u përgjigj:

Reklamë

“Ta shohim. Do të na informojnë sot se çka u bisedua dje”, shtoi ai.

Mbrëmë u takuan kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike për konsolidimin e institucioneve të vendit.

Por, ky takim nuk prodhoi asnjë marrëveshje.