×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier del nga takimi me Kurtin: I propozuam që kryetarët ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve komunale në veri

    Reporteri
    29 Maj 2023 | 17:49

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është deklaruar pas takimit të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas tensioneve të fundit në veri të vendit.

    Hovenier tha se u pajtuan që situata duhet të deeskalohet, dhe tha se, sipas QUINT, kryetarët nuk është e nevojshme të dalin në punë çdo ditë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Pati dakordim se situata duhet të de-eskalohet por nuk di nëse mund të them se ka pajtim se si do të ndodh ky de-eskalim”. “SHBA beson, po flas edhe për kolegët, që nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur në veri të dalin në punë domosdosshmërisht çdo ditë. Në fakt, në afat të shkurtë, ne rekomandojmë që të mos ndodh kështu”.

    Tutje, sipas ambasadorit amerikan, rekomandimi i SHBA-ve është që kryetarët të mos punojnë nga objektet komunale por nga ndërtesa të tjera. Mirëpo, nuk tregoi nëse kryeministri Kurti u pajtua me këtë rekomandim, pasi tha se nuk i takon atij të flasë.

    “Ashtu si Qeveria ua mundësoi që ata të merrnin betimet e tyre në ndërtesa të tjera autoritare, për të shmangur konfliktin dhe perceptimin e rritjes së tensioneve, ne mendojmë se kjo është po ashtu mënyra e duhur që ata të punojnë [larg objekteve komunale]”, deklaroi Hovenier.

    I njëjti ka dënuar edhe sulmet ndaj gazetarëve, dhe zyrtarëve të tjerë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!