×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Gashi tregon çka mendon për shaminë dhe mjekrën islame

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 22:06

    Hoxhë Drilon Gashi, që është suspenduar nga Bashkësia Islameve për shkak të disa pikëpamjeve të tij ka treguar se si e sheh ai shaminë dhe mjekrën që e mbajnë besimtarët myslimanë.


    Gashi thotë se është akuzuar se është tallur me mjekër dhe me shami, por ai mohon diçka të tillë.

    “Ku të tallem me mjekërr kur e mbaj vetë, edhe shaminë e mban bashkëshortja ime. Kam thënë cila është lidhja logjike mes gjatësisë së mjekrës, shkurtimit të pantollave dhe kuptimit të fesë”, ka deklaruar Gashi për T7.

    Ai thotë se është tallur vetëm me mendimin e disa besimtarëve se sa më të gjatë të kesh mjekrën, aq më i devotshëm në religjion je.

    “Është qesharake disa mendojnë se sa ma e madhe është mjekra aq ma i ditur je dhe sa më të shkurtet t’i kesh pantollat aq më i devotshëm je”, thotë Hoxha.

    Ai tutje ka shpjeguar se si e sheh edhe vendosjen e shamisë. Sipas tij, bota e zhvilluar i konsideron virtyte të këqija vjedhje, korrupsionin ndërsa vendet islame merren me devotshmërinë e grave me ose pa shamia.

    “Në vendet e zhvilluara e prapambetur konsiderohet vjedhja, korrupsioni, nepotizmi, ndërsa në vende të varfra islame, e prapambetur konsiderohet nëse një vajzë zbulon flokët. Mund të mos kesh shami dhe të jesh grua shumë e mbarë. Mund të kesh shami e të mos jesh e devotshme. Shamia nuk e përcakton këtë”, është shprehur hoxhë Gashi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!