×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Hoxhaj: Propozimi i Kurtit për zgjedhje, dorëzim i tij

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 23:45

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin DPT Te Fidani, ka komentuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti se do ta ndihmonte opozitën për ta rrëzuar atë nga pushteti.

    Deputeti Hoxhaj këtë ftesë e ka cilësuar si taktikë të manipulimit në përpjekje për ta hutuar qytetarin se çfarë po ndodhë në vitin 2024.

    Dhe me një interpretim të thjeshtë: Nëse kryeministri Albin Kurti në tre vjetorin e qeverisjes thotë se mund të shkojmë në zgjedhje, tregon se ka dështuar, tregon se është dorëzuar dhe tregon se në kurthin në të cilin ka rënë vetë gjatë tre viteve të qeverisjes së tij edhe në raport me situatën në veri të vendit, edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe në mungesë totale të ndonjë rezultati konkret, realisht ai është dorëzuar dhe mënyra më e mirë që t’i jap drejtim vendit është që të dorëhiqet”, ka thënë deputeti Hoxhaj.

    Ai ka shtuar se Kurti mund ta rrëzojë veten edhe me ndihmën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Nën një: e ka presidenten, e cila mund ta shpërbëjë Kuvendin kurdo që dëshiron, e ka shumicën parlamentare, e cila mund të vendosë se kur dëshiron të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës. Unë kam qenë në qeveri 15 vjet dhe ata që qeverisin e caktojnë edhe kohën e zgjedhjeve. Kurti me deklaratën e djeshme tregon se është dorëzuar dhe ka dezertuar”, ka thënë Hoxhaj.

    Ai është pyetur edhe për gatishmërinë e PDK-së për të ngritur mocionin e mosbesimit ndaj Kurtit.

    “Për 10-11 muaj ne do të shkojmë në zgjedhje. A shkojmë pesë muaj më herët apo më vonë, një gjë dihet: zgjedhjet do të ishin të parakohshme, do ta jepnin rezultatin e duhur nëse Kurti do të dorëhiqej në vitin 2023”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!