×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: T’i paguash grevistët e administratës ndërsa mësimdhënësit jo, “e shëmtuar, e padrejtë dhe ndëshkim i Albin Kurtit”

    Reporteri
    05 Tetor 2022 | 13:37
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj

    Të padrejtë, të shëmtuar, dhe ndëshkim nga Albin Kurti e quajti ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, mosprocedimit e pagave për mbi 20 mijë punonjës të arsimit derisa grevistëve të administratës u janë proceduar pagat, shkrua gazeta online Reporteri.net.

    Njëjtë si mësimdhëmësit grevuan edhe punonjësit e administratës, por këta të fundit pranuan pagat mujore të shtatorit – por jo edhe mësimdhënësit. Hoxhaj tha se një “zbatim selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar […]”.

    “Kur sistemi është i padrejtë, si marrëdhënie e nënshtrimit dhe ndëshkimit të njeriut nga një njeri”, e quajti Hoxhaj gjendjen e krijuar.

    Hoxhaj iu drejtua qeverisë, siç tha ai, “të dëgjojnë zërin e ndërgjegjës brenda tyre”.

    E ky zë i ndërgjegjes, “është zëri i mësimdhënësve”, tha Enver Hoxhaj.

    Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

    Ndëshkimi i Albin Kurtit është kaq i padrejtë dhe i shëmtuar sa që edhe pse të gjithë ishin në grevë, mëdhimdhënësit nuk morën fare pagat, ndërsa punëtorët e administratës po! Zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar, i padrejtë, si marrëdhënie e nënshtrimit dhe ndëshkimit të njeriut nga një njeri! Qeveria të ekzekutojë pagat SOT sipas shembullit të administratës, ligjeve vendore dhe normave demokratike ndërkombëtare! Qeveria të udhëhiqet nga vyrtyti politik, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes brenda tyre, që është zëri i mësimdhënësve!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!