×
  • Lajme
  • Lajme / Intervistimi

    Hysen Durmishi paraqitet në Prokurorinë Speciale, po intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 10:03

    Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Reporteri.net.

    Hyseni do të intervistohet në lidhje me tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

    Ndryshe javën e shkuar, vetë zëvendësministri njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim, teksa e cilësoi atë si të bazuar në disa spekulime.

    Ai nuk ka bërë të ditur nëse është ftuar që të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar.

    Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

    Kujtojmë se vlera e tenderit që u nënshkrua vitin e kaluar nga Durmishi e për të cilin do merret në pyetje, kap vlerën e 38 milionë eurove.

    Atë kohë ka pasur ankesë aktive kundër kontratave në Organin Shqyrtues të Prokurimit [OSHP] dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

    Në mesin e kontratave të dhëna përmes këtij tenderi, ishte edhe ajo për kompaninë ‘Bageri’, pronarin e të cilës zëvendësministri Durmishi ka pohuar se e ka mik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!