×
  • Lajme
  • Lajme

    I hedhi ujë, por Ganimete Musliu ngre padi ndaj ministrit Faton Peci

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 10:30

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot do të dorëzojë padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

    Lajmin për EO e ka bërë të ditur vetë Musliu, e cila ka deklaruar se padinë do ta dorëzojë në Pallatin e Drejtësisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ne orën 11:00.

    Padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

    Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!