Vezir Haziraj i dyshuari që është në arrati për plagosjen e ndodhur në fshatin Orrobërd ka deklaruar se do të dorëzohet.

Përmes një video-komunikimi ai tha se po dorëzohet ‘për hatër të shumë njerëzve’.

“Veziri po dorëzohet, hatri i shumë tjerëve të cilët janë më të drejtë, më të mirë se këta tjerët, e kam ndërmend me u dorëzu dhe hatri i publikut ku 70% janë për me u dorëzu une, atëherë kam marrë vendim, kam me u dorëzu”, tha ai

Reklamë

Disa ditë më parë, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim 28 vjeçarin për një rast të rëndë penal të ndodhur në fshatin Orrobërdë të Istogut.

Sipas njoftimit të Policisë, Haziraj dyshohet se është i përfshirë në një rast të “vrasjes në tentativë”, i cili ka ndodhur më 7 gusht 2026 në fshatin Orrobërdë të Istogut.

Policia kishte bërë të ditur se i dyshuari konsiderohet i armatosur.

 

Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin nga Istogu, dyshohet për “vrasje në tentativë”

Reklamë