Profesori universitar Ibrahim Berisha ka mohuar të jetë kandidat për president të Kosovës, pasi emri i tij është përmendur si një nga figurat e mundshme konsensuale për këtë post.

Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se kanë dalë ekzemplarët e parë të librit të tij të ri, me tri novela, “Rrëfimi i pendimit”, duke theksuar se fokusi i tij mbetet në komunikim, kulturë dhe letërsi.

“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: ‘Rrëfimi i pendimit’. Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqëndrohem”, ka shkruar Berisha.

Reklamë

Me këtë deklaratë, Berisha ka lënë të kuptohet se nuk është i interesuar për kandidaturën për President.